Informacion për kujdesin shëndetësor për refugjatët, azilkërkuesit dhe migrantët në Mbretërinë e Bashkuar

Më poshtë do të gjeni një sërë burimesh në gjuhën shqipe mbi Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (ose NHS), mënyrën e regjistrimit te një mjek (ose GP), të drejtën tuaj për kujdes shëndetësor, komunikimin me profesionistët e kujdesit shëndetësor, si dhe ruajtjen e shëndetit vetjak dhe të rinjve. Ka gjithashtu informacione të dobishme për shëndetin seksual, shëndetin e fëmijëve, kujdesin e maternitetit dhe prindërimin.
Nëse nuk mund të gjeni atë që kërkoni këtu ose keni nevojë për më shumë ndihmë, ju lutemi kontaktoni Asylum Welcome.
Si të lundroni në NHS për refugjatët dhe azilkërkuesit
Për të aksesuar titrat në shqip, shikoni videon dhe klikoni mbi cilesimet e menusë – titrat – zgjidhni gjuhën nga lista.
Cili shërbim i NHS–it më nevojitet?
Një udhëzues mbi shërbimet e ndryshme të NHS–it, çfarë ofrojnë, kur dhe si t’i merrni ato shërbime.
Si të rregjistroheni me një mjek dhe si të gjeni qendrën shëndetësore:
Kushdo që jeton në Angli, mund të rregjistrohet dhe të shkojë për vizitë te një mjek i përgjithshëm. Nuk është nevoja të paraqitni mjet identifikimi dhe as vertetim adrese.
Nëse keni probleme me regjistrimin me një mjek , printoni një kopje të një prej këtyre kartave për ta marrë me vete ose kontaktoni Asylum Welcome dhe ne mund t’ju ofrojmë një:
Shkarkoni këtë kartë komunikimi në Anglisht dhe Shqip për t’ju ndihmuar t’i komunikoni mjekut problemin tuaj shëndetësor:
Një udhëzues në Shqip që shpjegon gjashtë mënyra se si mund të përmirësoni mirëqenien tuaj:
Një broshurë e NHSit në Shqip mbi strategjitë e përballimit për ata që vuajnë nga ankthi:
Fletëpalosje 4 faqesh në shqip se si të kujdesemi për mirëqenien emocionale:
Udhëzues me 4 faqe në shqip (i printuar) mbi kujdesin për shëndetin tuaj seksual dhe riprodhues:
Informacion për të mbështetur të sapoardhurit në Mbretërinë e Bashkuar (MB):
Kjo faqe interneti – NHS Oxfordshire Healthier Together – ka shumë informacione të dobishme mbi sëmundjet e zakonshme të fëmijërisë dhe si të kujdeseni për një fëmijë të sëmurë. Për të marrë informacion në gjuhën Shqipe, përdorni butonin “Përkthe Google” në fund të faqes.
Në MB, kujdesi për maternitet ofrohet nga mamitë. Çdo person shtatzënë është nën kujdesin e një mamie të caktuar, e cila do të planifikojë kujdesin tuaj për shtatzëninë, lindjen dhe ditët e para me fëmijën tuaj. Shumica e kujdesit do t’ju vijë nga mamia dhe, po qe se ëshë nevoja, ai/ajo do t’ju organizojë takim me profesionistë të tjerë (p.sh mjek ose punonjës ndihmues).
Këshilla dhe informacione se si të përgatiteni për shtatzëni: Përgatitja për shtatzëni në anglishte të thjeshtë
Përdoreni këtë ‘pasaportë’ në Shqip për t’ju ndihmuar të keni një shtatzëni të sigurt: Të kesh një shtatzëni të sigurt
Pre-eclampsia gjatë shtatzanisë
Restaurimi nga pre-eclampsia pas lindjes së fëmijës/fëmijëve
Një video në Shqip që tregon rëndësinë e monitorimit të lëvizjeve të foshnjës tuaj: Rëndësia e monitorimit të lëvizjeve të fetusit
Ndjenja e lëvizjes së foshnjës gjatë shtatzënisë – Të ndjesh lëvizjen e foshnjës është një shenjë se ai/ajo është mirë
Informacion në lidhje me lehtësimin e dhimbjeve në lindje dhe për operacion cezarian
Praktikat e sigurta të fjeturi për foshnjën tuaj në anglisht të thjeshtë
Informacion për të drejtat tuaja njerëzore gjatë lindjes
Nëse jeni shpërngulur kohët e fundit nga një pjesë tjetër e MB-së, përdorni këtë kartë për të ndihmuar ekipin tuaj të ri të kujdesit shëndetësor për të marrë të dhënat tuaja mjekësore: Karta e transferimit të shtatzënisë
Si është të jeshë prindër? Këshilla për prindërit e rinj në anglisht të thjeshtë